Një grua 35-vjeçare është martuar me veten, në një ceremoni ku ishin të pranishëm familja dhe miqtë, pasi u nda nga i dashuri i saj.
Meg Taylor Morrison kishte planifikuar bashkë me partnerin që të martohej në tetor të vitit të kaluar, por, pasi u nda nga ai 4 muaj para datës së shkëmbimit të unazave, vendosi të martohej me veten.
“Ishte një akt vetëdashurie. Kisha planifikuar të martohesha vjet, por nuk e deshi fati. Kisha dëgjuar për njerëz që martohen me veten dhe mendova që nuk kam nevojë për dikë që të bëj një ceremoni perfekte martese. Isha shumë e emocionuar gjatë planifikimit të martesës, por edhe kisha frikë se çfarë do të mendonin të tjerët. Rregullova flokët, bleva një tortë të madhe, mora fustanin që doja, vëthë Swarowski dhe unazën e martesës. Ishte eksperienca më e mrekullueshme”, tregon 35-vjeçarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.