×
  • Extra
  • Extra

    “U tmerrova”, gruaja gjen 1 miliard dollarë në llogari

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 8:54

    Një grua amerikane, kur tërhoqi 20 dollarë nga një bankomat, zbuloi se në llogarinë e saj kishte rreth 1 miliard dollarë.


    Julia Yonkowski u habit kur pa se në llogari balanca totale tregonte shifrën 999 985 855, që do të thotë se ishte bërë personi i 615 më i pasur në Amerikë.

    Por, gruaja e ndershme thotë se po mundohet me të gjitha mënyrat që t’i kthejë këto para’ që nuk janë të sajat sa më shpejt që të jetë e mundur.

    “U tmerrova. E di që shumë njerëz do të mendojnë se jam budallaqe, se më ka rënë lotaria, por unë u tmerrova. Doja të tërhiqja 20 dollarë, por bankomati më tha që do të kaloja në “overdraft”, kështu që e lashë fare. Nuk tërhoqa, por vendosa të kontrolloj balancën time. Shtanga kur pashë 1 miliard aty. Kam lexuar për njerëz që i kanë marrë, por pastaj janë detyruar që t’i kthejnë. Unë nuk do t’i merrja kurrë, pasi nuk janë paratë e mia”, tregon Julia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!