Të paktën 13 persona janë lënduar nga një aksident ndaj një veture dhe këmbësorëve të cilët po kalonin rrugën në vija të bardha në një qytet në juglindje të Kinës.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vetura me ngjyrë të bardhë Mercedes Benz futet në të kuqen, duke lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të turmës që po kalonin rrugën në Guangzhoi në provincën kineze Guangdong.
Hetimet preliminare tregojnë se shoferja 45-vjeçe po mundohej ta merrte një shishe me ujë në karriget e pasme, kur pa dashje shtypi pedalin dhe goditi këmbësorët.
Megjithatë si pasojë e kësaj goditje shumë këmbësorë u dërguan me urgjencë në spital, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
E policia ka identifikuar shoferen si Ding, e cila menjëherë është arrestuar nga policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.