×
  • Extra
  • Extra

    Ujqër të bardhë në malet e Kosovës, filmohen nga fotografi Arian Mavriqi

    Reporteri
    05 Janar 2024 | 20:13

    Fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi, ka publikuar një video ku shihen disa ujqër të bardhë në malet e Kosovës.

    Ai ka thënë se videoja është realizuar në rajonin e Gollakut, nga kamerat kurth të tij.

    Në pamjet e publikuara ujqërit e bardhë shihen duke u ushqyer. Pranë tyre shihen edhe ujq të tjerë me ngjyrë gri.

    Ujqërit e bardhë kryesisht banojnë në viset e mbuluara me borë gjatë të gjitha stinëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!