Më shumë se dy muaj në luftë me Rusinë, kanë lënë shenja të thella për shumë ukrainas.
Studiot e tatuazheve po pranojnë gjithnjë e më shumë njerëz që shkojnë për të bërë tatuazh me simbole patriotike në trup, për të mbajtur në mend se çfarë po kalon Ukraina aktualisht.
Klientët në një nga këto studiot në Lviv përfshijnë ushtarët ukrainas që nisen për luftë kundër Rusisë, raporton BBC.
Ata kanë zgjedhur simbole të ndryshme për t’i vënë në trup. Dikush bën tatuazh flamurin ukrainas, ngjyrat kaltër e verdhë, simbolet ukrainase, 13 ushtarët e ishullit që janë kthyer në simbolikë për Ukrainën, dikush ka zgjedhur një ari e dikush edhe shqiponjën si simbole të fuqisë dhe fitores.
Një nga të rinjtë i cili po nisej në frontin e luftës, tha se tatuazhi, shkruarja e një poezie e kënge, “janë të gjitha mënyra të shprehjes së emocioneve”.
Kjo studio po dërgon 30% të të ardhurave për ushtrinë. Përveç studios, ka edhe një ekip mobil i cili lëvizë nëpër terren edhe tani në kohë lufte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.