Një grua e quajtur Adie Timmermans, e cila ka qenë vizitore e rregullt në kopshtin zoologjik në Belgjikë, është ndaluar që të takojë një shimpanze. Gruaja e takonte rregullisht shimpanzenë për 4 vite, dhe është shprehur madje se ajo kishte rënë në dashuri me shimpanzen 38-vjeç.
“Unë e dua atë dhe ai më do mua,” tha Adie Timmermans, sipas LadBible. Gjatë vizitave të tyre, gruaja dhe shimpanzeja kishin shkëmbyer puthje përmes xhamit mbrojtës. Timmermans thotë se tërheqja e tyre është reciproke.
Drejtori i kopshtit e ka ndaluar që të takojë majmunin mashkull, pasi sipas zyrtarëve marrëdhënia e tyre ishte jo e shëndetshme për shoqërizimin e kafshës me shimpanzetë e tjera.
‘Një kafshë që është shumë e fokusuar tek njerëzit është më pak e respektuar nga bashkëmoshatarët e saj. Ne duam që Chita të jetë shimpanze si të tjerët. Ai duhet të rrijë me grupin e tij dhe t’i japim shansin për të qenë i lumtur”, është shprehur ai.
Kopshti zoologjik thotë se Adie nuk do të jetë e mirëpritur në kopshtin zoologjik nëse vazhdon të shohë Chitën, por Adie nuk mendon se po bën ndonjë gabim.
“Chita është 38 vjeç dhe është mësuar me njerëzit që në moshë të re. Mesatarisht, shimpanzetë jetojnë deri në 40 vjeç, kështu që sjellja e tij nuk do të ndryshojë tani”, është shprehur ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.