×
  • Extra
  • Extra

    “Unë kam qenë me mbi 1 mijë burra…Burgu kishte festë”, “Zogu i Tiranës” zbulon si e priten të dënuarit me fruta

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 12:15

    Rishfaqet ‘Zogu i Tironës’ Hermes Nikaj, i njohur në botën e televizionit si Zogu i Tiranës, ka folur për herë të parë, pas arrestimit si i përfshirë në një rrjet prostitucioni.


    Ai ka folur për OraNews, lidhur me eksperiencën që kaloi në burg, ku sipas tij, të burgosurit e kanë mbajtur në “pëllëmbë të dorës”.

    “Fillimisht e kisha pak me frikë se ku do më çojnë. Nuk kisha parë kurrë një institucion vuajtje. E mora më frikë, por a e din qe njeriu përshtatet? Kur kam dalë të nesërmen atje, unë kam qenë me mbi një mijë burra. Ato të gjithë duartrokinsin, Zogu mos u mërzit se s’ke bo asgjë. Godina A dhe B. Të gjithë kërce, këndo. Kush jepte një kartë telefoni, kush fruta. Nuk është më burgu siç ka qenë”, u shpreh ai.

    Kujtojmë se Nikaj u arrestua me pretendimin se përdorte një qendër estetike në Tiranë si bazë për kryer aktivitetin e jashtëligjshëm bashkë me dy vajza të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!