×
  • Extra
  • Extra

    Ushtari britanik i komenton Vjosa Osmanit: Unë e vozita tankun, krenar që ndihmova Kosovën

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 11:42

    Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, i ka shkruar në profilin e saj në Facebook, një ish-ushtar i KFOR-it që shërbeu në Kosovë.


    Ai ka komentuar në fotografinë e postuar nga kryeparlamentarja, ku shihen ushtarët dhe qytetarët e gëzuar kosovarë.

    Bëhet fjalë për Cllr James Paul Watson, i cili ka deklaruar se Kosova e meritoi pavarësinë nga Serbia, transmeton Indeksonline.

    “Unë jam ushtari që drejtoj atë automjet ushtarak. Ne të gjithë ishim shumë krenarë për ta ndihmuar Kosovën ta fitojë pavarësinë e saj”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, Osmani ka deklaruar se 11 qershori shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.

    “Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë. Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!