×
  • Extra
  • Extra

    Ushtarja e KFOR-it që shërben në Kosovë i shkon djalit në ditën e diplomimit në universitet

    Reporteri
    28 Maj 2024 | 14:35

    Një student amerikan ka mbetur i befasuar kur nëna e tij udhëtoi nga Kosova, aty ku qëndron me mision paqeruajtës për ta suprizuar atë në ditën e diplomimit.

    Malik Heard mori një surprizë të madhe kur ishte në diplomimin e tij në Universitetin e Gjeorgjisë Perëndimore.

    Nëna e tij, Sgt. Eva Roby, e cila shërben në Kosovë si pjesëtare e Gardës Kombëtare, e ka befasuar pasi mori diplomën.

    Sgt. Roby tha për Fox 5 se i është dashur të humbasë disa momente të rëndësishme gjatë viteve, por ajo refuzoi të humbasë djalin e saj, të cilin e rriti si nënë beqare, të diplomuar nga kolegji.

    Malik është njeriu i parë që mbaron kolegjin në familjen e tij dhe diploma e tij është në Edukim Special.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!