Humbjet e mëdha të pësuara në Ukrainë kanë detyruar autoritetet ruse të bëjnë thirrje për rekrutimin e rezervistëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë mbi 60 vjeç.
Nevoja e madhe për drejtues tankesh, snajperë apo dhe inxhinierë ka bërë që ushtria ruse të kërkojë ndihmën e rezervistëve, tashmë që mbi 15 mijë ushtarë mendohet të jenë vrarë në 41 ditë luftime në Ukrainë.
Sipas të dhënave paraprake nga mediat ndërkombëtare, deri në këto momente, 60 mijë personave iu është kërkuar t’i bashkohen ushtrisë, pjesa më e madhe e të cilëve në Chelyabinsk dhe Tyumen, si dhe rrethinat e Moskës.
Gjatë luftimeve në Ukrainë, u vu re se Rusia kishte angazhuar një numër shumë të madh ushtarësh pa përvojë dhe në moshë të vogël. Kjo gjë u mohua fillimisht nga Kremlini zyrtar, i cili pranoi më pas se një numër rishtarësh ishin dërguar gabimisht në luftë.
NATO vlerëson se Rusia ka humbur deri tani 15 mijë ushtarë në Ukrainë, ndërkohë që Kievi raporton se viktima janë më shumë se 18 mijë. /A2
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.