Ky është momenti surreal i një vajze të re që lanë dhëmbët e krokodilit ndërsa qëndron pranë saj në banjë.
Veshur me një kostum të vogël të verdhë, vajza përdor edhe pastë dhëmbësh për të larë dhëmbët e mprehtë të krokodilit. Këto pamje u filmuan në një shtëpi në Tangerang City,që ndodhet në ishullin kryesor të Indonezisë, në Java, transmeton Reporteri.net.
Ndërsa shumica e prindërve zgjedhin t’i japin fëmijës së tyre një rosë gome për të luajtur me kohën e banjës, familja indoneziane duket se i ka dhënë vajzës një krijesë pak më të rrezikshme – dhe të gjallë për t’i bërë shoqëri. Në videon shokuese shihet e vogla Maharani duke përdorur një furçë dhëmbësh për të pastruar dhëmbët e një krokodili mjaft të madh në banjën e saj. Shtrirë rreth belit të saj, krokodili duket i qetë dhe i pa shqetësuar nga vajza e re.
Nuk dihet se kush janë prindërit e vajzës apo personat që kanë bërë videon e fëmijës duke luajtur me krokodilin.
Vajza besohet të jetojë në Tangerang City, në bregun veriperëndimor të ishullit të Java./reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.