Një histori moderne dashurie. Një çift i ri nga SHBA nisën një romancë të vrullshme nëpërmjet TikTok, e cila rezultoi në një udhëtim prej 1046 kilometrash për takimin e tyre të parë.
Vajza, Taylor Bier, 25 vjeç, po shihte një video në TikTok të Matt Bannon, 26, i cili po notonte dhe në komente kishte marrë shumë komplimente, kështu që ajo vendosi të provonte shansin. Por ajo mori një përgjigje prej tij që rezultoi në një bisedë dhe meqenëse në fillim kishin dyshime se mos tjetri rezultonte mashtrues, folën fillimisht në Facetime. Pas dy javësh, Matt vendosi të fluturonte nga Dallas, Teksas drejt Omahas në Nebraska për të realizuar takimin e parë me Taylor.
Takimi i parë ishte një skenë filmi: në aeroport dhe prej atje, romanca e tyre lulëzoi në një marrëdhënie në distancë, por të dy takohen çdo muaj. Taylor e ka dokumentuar të gjithë marrëdhënien e tyre në platformën nga ku nisi gjithçka: TikTok.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.