Një çift nga Skënderaj treguan historinë e tyre të dashurisë dhe ceremoninë e veçantë të kurorëzimit.
“Jemi njohur në një aktivitet libri. Albini ka qenë redaktori i atij libri. Unë aty kam shkuar me disa shoqe”, thotë Kosovarja.
Albini dhe Kosovarja zgjodhën të visheshin me uniformën e UÇK-s në dasmë, ndërsa fotot i realizuan te Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz. Çifti nga Kosova u betua para Zotit dhe betuar rreth flamurit.
“Unë ëndërroja të vishja uniformën e ushtrisë dhe jo fustanin e bardhë”, shprehet Kosovarja, ndërsa Albini thotë se pranoi menjëherë.
“Ideja ka qenë e Kosovarit të bëjmë martesën me teshat e ushtrisë. Padyshim që e kam pranuar, sepse ushtria e Kosovës ndoshta është e re, por është 25 shekuj histori”, tregon ai në emisionin “Shqipëria live”.
Albina rrëfen se ëndrra e saj ka qenë të ishte pjesë e Forcës se Sigurisë së Kosovës, por për shkak të mbulesës nuk ka mundur a realizojë këtë dëshirë.
“Që e vogël, ndoshta dhe nga ngjarjet historike jam frymëzuar dhe kam aplikuar në UÇK sepse kam dashur ushtrinë. Në luftë më ka ndihmuar daja që është dëshmor, ka humbur jetë gjatë luftës së Kosovës. Doja të vazhdoja rrugën e tij”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.