Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një mënyrë efektive (dhe pa dhimbje) për shpërndarjen e vaksinave. A do të merrnit një vaksinë në formë “fashoje të vogël” dhe jo me gjilpërë? Disa studiues mund të kenë zbuluar.
Shkencëtarët në universitetin Stanford dhe atë të Karolinës së Veriut në Chapel Hill printuan 3D një copë vaksine që mund ta aplikoni direkt në lëkurë pa dhimbje dhe mund të jetë edhe më efektive sesa vaksina juaj tipike me shiringë.
Duke përdorur një prototip printer 3D, ekipi i studiuesve zhvilloi copëzën polimer dhe e veshi atë me qeliza imune, duke zhvilluar një mënyrë për të administruar vaksina jo vetëm efektive, por që madje mund të bëhen dhe në komoditetin e shtëpisë tuaj.
Në teste, kjo copë vaksine krijoi një përgjigje imune që ishte 10 herë më e madhe se një injeksion vaksine për të mbrojtur kundër patogjenëve, si dhe një përgjigje të konsiderueshme të antitrupave të qelizave T dhe antigjenit për të rritur imunitetin, sipas studimit të fundit të botuar këtë muaj në Punimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo teknologji mund të sjellë një revolucion më mënyrat tradicionale të vaksinimit, për t’iu përshtatur një numri vaksinimesh për sëmundje si fruthi, gripi, hepatiti, apo edhe Covid-19.
Ekipi hulumtues tashmë ka filluar të punojë për të krijuar “fasho” me vaksina si Pfizer dhe Moderna, ndonëse nevojiten testime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.