Një variant i ri i coronavirusit që u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe tani është përhapur në disa vende të botës mund të bëjë pjesërisht të pavlefshme vaksinat, thonë studiuesit.
“Ne kemi të dhëna nga laboratorët tanë, si edhe nga laboratorë të tjerë në botë të cilat mbështesin faktin se variantet e reja të COVID-19 janë tepër problematike”,tha Penny Moore, profesor i asociuar në Institutin Kombëtar për Sëmundjet ngjitëse në Afrikën e Jugut.
Studiuesit në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera po studiojnë nëse ky varianti i virusit mund të shmangë antitrupat e krijuar nga vaksinat. Rezultatet e studimit priten brenda ose dy javëve të ardhshme.
“Kur shohim mutacione të tilla sidomos në këto rajone, është një tregues i fortë se virusi ka arritur të shmangë antitrupat neutralizues, të cilat janë llojet e antitrupave që ndalojnë një virus të jetë në gjendje të infektojë një qelizë”, tha Moore.
Coronavirusi mendohej të ishte relativisht i qëndrueshëm, por gati 100 milion njerëz janë infektuar dhe sa herë që përhapet tek një person tjetër, ai ka një shans të shndërrohet.
“Krijon mundësi që virusi të mësojë të jetë rezistent ndaj vaksinës”, i tha Paul Bieniasz, një infeksionist në Universitetin Rockefeller.
Një sjellje e tillë “e keqe” nuk pritej coronavirus”, i tha Alex Sigal, një infeksionist në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore në Afrikë, CNN.
“Ky virus na tregoi me të vërtetë se mund të përshtatet dhe mund të shpëtojë. Thjesht kthehet në rregullin e parë të virologjisë: mos e nënvlerësoni virusin tuaj”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.