Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, kemi qenë në pritje të zbulimit të një vaksine: të një heroi në shiringë që do t’i japë fund pandemisë dhe të na rikthejë jetët tona normale.
Fatkeqësisht, megjithatë, procesi i prodhimit modern të vaksinave kërkon kohë dhe është larg të qenët i lehtë. Pasi molekulat e duhura të zbulohen, vaksina duhet të kalojë nëpër një sërë testimesh paraklinike dhe klinike, në të cilat ajo testohet te kafshët dhe njerëzit. Pastaj, një kompani duhet të aplikojë për miratim të agjencisë kompetente të shëndetit publik në vendin apo rajonin e prodhimit të vaksinës, siç është FDA-ja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo EMA-ja në Evropë.
Nëse një vaksinë e merr miratimin, atëherë duhet të prodhohet dhe të distribuohet në masë, mbase në të gjithë botën. Sidoqoftë, në shekujt e kaluar prodhimi i një vaksine nuk ishte një detyrë kaq e lodhshme. Edhe provat klinike ishin më të lehta asokohe: Dikush mund thjesht ta provonte atë te një punëtor dhe të shpresonte për më të mirën!
Çfarë është vaksinimi?
Koncepti i vaksinimit është mjaft i thjeshtë. Bazohet në reagimin e sistemit tonë imunitar. Kurdoherë që sistemi ynë imunitar has në një trup të huaj, që shkakton sëmundje në formën e një virusi ose baktere, ai prodhon antitrupa kundër një pjese ose disa pjesëve të tij.
Pas përballjes së dytë, antitrupat kapin patogjenin dhe parandalojnë që ajo të shkaktojë sëmundje. Por disa sëmundje janë vdekjeprurëse apo mund të shkaktojnë simptoma të rënda, kështu që është më mirë t’i shmangni ato një herë e përgjithmonë, duke u vaksinuar nëse është e mundur. Një vaksinë përmban viruse joaktive apo të dobëta ose baktere që trupi mund t’i përdorë si arsye për të prodhuar antitrupa pa u sëmurë. Edhe pse disa vaksina shkaktojnë simptoma, si ethe të lehta apo lodhje, ato zakonisht nuk janë aq të rënda sa ato që shkaktohen nga sëmundjet reale.
Ideja e kujt ishte vaksinimi?
Në vitin 1796, mjeku dhe shkencëtari anglez, Edward Jenner, u përpoq për herë të parë të krijonte një procedurë të vaksinimit kundër lisë, duke përdorur materiale nga një dëmtim i shkaktuar nga sifilisi, një sëmundje e kontraktuar nga një virus i ngjashëm.
tani njihet në gjithë botën si “babai i imunologjisë”. Për çudi, megjithatë, Jenneri nuk e zbuloi vaksinimin: Ai thjesht e popullarizoi një koncept të përbashkët të quajtur “variolacion“. Fjala variol rrjedh nga “variola”, emër që i takon virusit që shkakton linë e vogël. Në atë kohë, variacioni nënkuptonte përdorimin e gërvishtjeve të thata nga një pacient me li të vogël për t’i dhënë imunitet një personi tjetër. Një person që ka marrë variolën përballej me një nivel më të lehtë të sëmundjes. Shumë prej nesh kanë përjetuar atë që njihet si “li e dhenve”, por kjo sëmundje dallon shumë nga lija e vogël, megjithëse të dy viruset sulmojnë qelizat e lëkurës dhe formojnë skuqje. Lija e vogël është më drastike dhe të mbijetuarit e saj mbetnin me shenja të rënda dalluese. Është njëra nga sëmundjet më vdekjeprurëse, të njohura për njerëzimin. Tridhjetë nga 100 personat e infektuar nga lija e vogël vdisnin nga kjo sëmundje. /Reporteri.net/