Ndërsa Britania e Madhe vajton vdekjen e Princit Filip, në mbajtjen e zisë atyre u janë bashkuar edhe një komunitet fisnor në një ishull të Paqësorit, në anën tjetër të botës.
Për dekada me radhë, dy fshatra në ishullin Vanuatuan të Tannas, kanë adhuruar Dukën e Edinburgut si një figurë shpirtërore, si një perëndi.
Një periudhë zyrtare zije po zhvillohet tani dhe fiset indigjene janë mbledhur këtë të hënë në një ceremoni për të kujtuar Princin Filip.
Lidhja midis njerëzve në ishullin Tanna dhe anglezëve është shumë e fortë … I kemi dërguar mesazhe ngushëllimi familjes mbretërore dhe popullit të Anglisë”, tha për Reuters udhëheqësi i fisit Shefi Yapa.
Për javët e ardhshme, fshatarët do të takohen periodikisht për të kryer rite fetare për Dukën. “Princi Filip shihet si një “pasardhës i ricikluar i një shpirti ose zoti shumë të fuqishëm që jeton në një nga malet e tyre”, thotë antropologu Kirk Huffman, i cili ka studiuar këto fise që nga vitet 1970.
Komunitetet indigjene do të zhvillojnë kërcime ritualistike, do të mbajnë një procesion dhe do të shfaqin kujtime të Princit Philip, ndërsa burrat do të pinë kava, një pije ceremoniale e bërë nga rrënjët e bimës kava
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.