Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi piu një bidon Coca Cola në vetëm 10 minuta. I riu nga Kina piu cola për shuar etjen e një dite të nxehtë, por shkoi në spital disa orë më vonë pasi ndjente fryrje të barkut dhe dhimbje të forta stomaku.
Mjekët thonë se konsumimi i një sasie kaq të madhe të pijes e shkaktoi grumbullimin e gazit në trupin e tij, gjë që çoi tragjikisht në vdekjen e tij. I riu pa emër kishte një rritje të rrahjeve të zemrës, presion të ulët të gjakut dhe po merrte frymë me shpejtësi kur mbërriti në spital.
Skanimet gjithashtu zbuluan se ai kishte ishemi hepatike një lloj dëmtimi i shkaktuar nga furnizimi i ulët i oksigjenit në mëlçi, për të cilin mjekët besojnë se ishte i lidhur me praninë e gazit në venën portale.
Atij iu dhanë ilaçe për të mbrojtur mëlçinë e tij dhe për të stabilizuar funksionet e tjera të trupit të tij nga dëmtimet e mëtejshme. Pas 12 orësh, testet e gjakut treguan se i riu kishte dëmtime serioze të mëlçisë. Gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe ai vdiq 18 orë pas trajtimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.