×
  • Extra
  • Extra

    Vdes “babai i Tiramisu”

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 23:16

    Ado Campeol, i konsideruar si “babai i Tiramisu” nga mediat italiane, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

    Campeol ishte pronari i Le Beccherie, një restorant në Trevizo, ku shërbehej ëmbëlsira e famshme, e shpikur nga gruaja e tij.

    Tiramisuja u fut në menu në vitin 1972, por asnjëherë nuk u patentua nga familja. Që nga ajo kohë, ëmbëlsira është bërë e famshme në të gjithë botën.

    Gjithmonë ka pasur debate mbi origjinën e tiramisusë, por gjerësisht është pranuar se receta fillestare është krijuar nga restorantin e Ado Campeol.

    Luca Zaia, guvernatori i rajonit të Venetos, shkroi në Twitter: “Qyteti ynë humbi një tjetër yll në historinë e tij të ushqimit dhe verës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!