Një burrë që besohet të jetë anëtari i fundit i mbijetuar i 36 mijë vullnetarëve të Brigadave Internacionale që kishin udhëtuar në Spanjë për të luftuar kundër fashizmit të Francos ka vdekur në Francë në moshën 101 vjeçare.
Josep Eduardo Almudever Mateu, që ishte lindur më 30 korrik të 1919-s në Marseille nga prindër spanjollë, ishte 16 vjeçarë dhe po jetonte në qytetin Alcasser të Valencias kur ndodhi puçi i Francos që çoi në luftën civile spanjolle.
Pasi kishte gënjyer për moshën e tij vetëm që të listohej në armatën republikane, Almudeveri ishte plagosur dhe ishte dërguar në shtëpi kur iu zbulua edhe mosha e vërtetë. Duke qenë i paepur, ai përdori nënshtetësinë franceze për t’ju bashkuar Brigadave Ndërkombëtare në mënyrë që të luftonte, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Kur brigadat u shpërndan më 1938 dhe shumë prej luftëtarëve u dërguan në shtëpi nga 80 shtete prej të cilave vinin, Almudeveri vendosi të kthehej në Spanjë.
Ai ishte arrestuar pas fitores së Francos dhe ishte dërguar në kampet e përqendrimit.
Kujtojmë që në këto brigada kishte pasur edhe luftëtarë shqiptarë si Xhemal Kada e Asim Vokshi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.