×
  • Extra
  • Extra

    Vdes personi më i vjetër në botë

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 12:11

    Kane Tanaka, gruaja japoneze e regjistruar si personi më i vjetër në botë, ka vdekur në moshën 119-vjeçare, raporton Independent.

    Zyrtarët lokalë kanë thënë se Tanaka vdiq nga pleqëria në spitalin e qytetit Fukuoka në perëndim të Japonisë, të martën e kaluar.

    E lindur më 2 janar 1903, Tanaka u fut në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si personi më i vjetër i gjallë më 2019.

    Ajo ka jetuar në një shtëpi pleqsh dhe deri vonë ishte në gjendje relativisht të mirë shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!