×
  • Extra
  • Extra

    Vdes qeni që njihte më shumë se 1 mijë fjalë

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 17:39

    Chaser meritonte titullin “qeni më inteligjent në botë”. Ishte i vetmi qen në planet në gjëndje të njihte më shumë se 1 mijë fjalë të fjalorit të njerëzve, saktësisht 1 022 fjalë.


    Një vit më parë qeni humbi padronin e tij, psikiatrin John Pilley që banonte në Karolinën e Jugut. Ai ishte adaptuar në vitin 2004.

    Profesori i psikologjisë ishte i interesuar në inteligjencën e kafshëve dhe kishte stërvitur Chaser të kujtonte një numër të madh fjalësh dhe komandash.

    Bëhet fjalë për një sistem të vërtetë mësimi: çdo objekt lidhje me fjalën përkatëse.

    Chaser dinte të emrat e kafshëve të balsamuar që profesori kishte në shtëpi.

    Për tre vite profesori e kishte stërvitur qenin, për 3-4 orë çdo ditë.

    Qenit i tregonte një objekt dhe më pas ia përsëriste fjalën deri në 40 herë. Pastaj fshehte objektin dhe i kërkonte qenit ta gjente.

    Qeni është varrosur në obor, aty ku janë groposur dhe qentë e tjerë të familjes dhe ku është shpërndarë hiri i doktor Pilley, i cili vdiq në moshën 89 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!