Dhuruesi serik i spermës, që veten e quan Jezusi modern,thotë se gjithmonë ka gjetur kënaqësi të veçantë në këtë akt.
Në pesë vitet e fundit, Kyle Gordy është bërë babai i 18 fëmijëve dhe tani në radhë janë duke pritur shtatë persona të tjerë. 27-vjeçari nga Los Anxhelos udhëtoi nëpër vend vetëm për të fekonduar gratë që kërkonin spermën e tij. Por ai është gati të udhëtojë akoma më shumë dhe thotë se hapi tjetër është të planifikojë të dhurojë spermën e tij në nivel ndërkombëtar, transmeton Reporteri.net
Kyle thotë se ai gjithmonë ka ëndërruar të ketë shumë fëmijë, por kurrë nuk u ndje aq i gatshëm sa për të hyrë në një marrëdhënie, duke pasur parasysh numrin e madh të divorceve dhe përgjegjësitë që vijnë me monogaminë, të cilën ai nuk e pëlqen shumë. Në vitin 2014, Kyle filloi të reklamonte spermën e tij në Craigslist, dhe dy javë më vonë, ai tashmë kishte gjetur gruan e parë për fekondim artificial.
Pas mbarësimit të sukseshëm, Kyle thotë se po lexonte për “spermatozoidin” e tij dhe së shpejti mori kërkesa të shumta për dhurim dhe thotë se posedon cilësi të madhe të spermës së tij./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.