Një veteran kinez që kishte humbur të dy këmbët për shkak të një sëmundje të rëndë, ka arritur të mbjellë më shumë se 17 mijë pemë në 19 vitet e fundit, duke e shndërruar zonën në një mal.
Ma Sanxiao, 70-vjeç, ka arritur që tokën pa kurrfarë ndërtimi ta shndërroj në mal, duke përdorur kazme, lopatë dhe një sëpatë të vogël.
Burri me këmbët e amputuara në gjunjë, kishte filluar mbjelljen e pemëve në vitin 2000 për të fituar para që ta mbajë gjallë familjen, por tani këtë e bën për hobi dhe ta ruaj ambientin.
Ma jeton në fshatin Mayu në provincën kineze Hebei, e sipas mediave lokale ky ushtarak i pensionuar del nga shtëpia në ora pesë të mëngjesit për të mbjellë pemë, transmeton Telegrafi.
Ai me vete merr ushqimin dhe zakonisht tërë ditën e kalon jashtë duke mbjellë pemë. E rrugën nga shtëpia për në mal e përshkon me triçikël dhe protezat.
Në vitin 2008 historia e tij ishte shpërndarë në masë të madhe, kurse qeveria kineze i ka dalë në ndihmë duke i ofruar asistencë sociale. E prej atëherë ai punon edhe më shumë, pasi ndihet sikur i ka “borxh” shoqërisë për ndihmën e ofruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.