Përderisa pothuajse të gjithë janë duke pritur me veshë hapur lajmin se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po bota e lufton edhe pandeminë e coronavirusit, një mjek kosovar e ka një tjetër brengë, shkruan Reporteri.net.
Mjeku veteriner, Avni Haxholli i ka vënë vetes qëllim që ta shpëtoj një breshkë e cila është shkelur nga një veturë.
Mjeku Haxholli thotë se breshka të cilën ai po e mjekon e ka thyer guaskën e saj. Për ta shpëtuar ai i ka vënë tela në guaskë.
“Kjo breshkë është goditur nga vetura dhe ka pësuar thyerje të guaskës. Ne guaskë janë vendosur tela që ta mbajnë te bashkuar dhe shpresojmë që do të ketë sukses”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.