×
  • Extra
  • Extra

    Vitet e mundimshme larg atdheut, kujtime akoma të freskëta për mjekën shqiptare

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 20:52

    Mjekja shqiptare kujton me emocion periudhën e migrimit drejt Gjermanisë.


    Ëndrra e saj u bë një realitet i bukur, sot Aurora Dollenberg është njëra ndër mjeket shqiptare më të suksesshme në Gjermani.

    Ajo rrugën drejt mërgimit e mori, në vitin 2011 pasiqë diplomoj në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, si mjeke e përgjithshme” Doktoresha Dollenberg trajton mjekësinë e përgjithshme, dhe mjekësinë e urgjencës ku ndihmon në shpëtimin e pacientëve me rrezik aksidental jetik, ndërsa si psikoterapiste kujdeset për gjendjen dhe shëndetin mendor të pacientëve.

    Sot ajo drejton dy ordinanca private, atë të pergjithshmë “Hausartzpraxis Dollenberg” në qytetin Wolfenbüttel, si dhe degën tjetër të ordinancës në periferi me saktësisht në qytetin Schladen, që të dyja në Gjermani, në Republikën Niedersachsen.

    Rrugëtimi i saj ishte mjaft kompleks por sot ajo ka pas vetes një karrierë të ndritur, më të cilën sot krenohet jo vetëm familja e saj por të gjithë Shqiptarët. Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!