Vrima e zezë e cila ka hyrë në histori si lloji i parë i fotografuar i këtij trupi të madh qiellor u emërtua Powehi.
Powehi është një frazë havaiane e cila mund të përkthehet si “burim i zbukuruar i zi i kreacionit të pafund”. Kështu e quajti profesori i gjuhës havaiane Larry Kimura, ndërsa gjuha havaiane është zgjedhur sepse dy nga tetë teleskopët e përdorur në fotografimin e vrimës së zezë ndodhen në parajsën e paqësorit.
Powehi është përmendur në një këngë popullore havaiane kushtuar krijimit të botës, e titulluar “Kumulipo”.
Rikujtojmë, Powehi u fotografua me ndihmën e disa teleskopëve të lidhur në një teleskop virtual të madhësisë së Tokës. Në vitin 2017 ai u drejtua drejt vrimës së zezë në galaktikën M87, ndërsa në dy vitet e fundit janë mbledhur dhe organizuar të dhënat për ta bërë një foto sa më të mirë, shkruan KOHA Ditore.
Përveç Powehi, teleskopi virtual gjithashtu e studion vrimën e zezë Sagittarius A * në mes të Rrugës së Qumështit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.