Një pacient i cili kishte rezultuar pozitiv me coronavirus ishte në një gjendje të qëndrushme dhe virusin po e kalonte në shtëpinë e tij.
38-vjeçari nuk kishte komplikime serioze të coronavirusit si shumë të tjerë.
“Ai kishte simptoma të buta pulmonare po i kalonte në shtëpinë e tij. Nuk ishte nevoja të shkonte në spital. U diagnostikua me coronavirus në një klinikë urgjente dhe më pas u dërgua në shtëpi. Ai kishte thjesht një kollë të lehtë”, tha Dr. Sean Ëengerter, një kirurg vaskular në Pomona, New York.
Më pas pacienti pati një efekt shumë befasues nga COVID-19.
“Një ditë ai u zgjua me të dyja këmbët e mpira , të ftohta dhe ishte aq i dobët sa nuk mund të çohej dot nga krevati”, tha Wengerter, i cili është shefi i departamentit të kirurgjisë vaskulare në Spitalin Samaritan.
Disa nga efektet e tjera të çuditshme dhe shqetësuese të virusit përfshijnë:
-Ënjtje e këmbëve
-Mpiksje gjaku
-Dështimi i organeve
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.