Një specie e panjohur, që jetonte më shumë se 290 milionë vite më parë, u zbulua rastësisht në territorin më të thepisur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për parkun e kanioneve në Utah, një nga parajsat e fotografëve që aty gjejnë peizazhe që duken më afër me planetin Mars sesa në atë ku jetojmë.
Skeleti, që u gjet pothuajse rastësisht, është dëshmi e rrallë e periudhës permiane, që fillon rreth 300 milionë vite dhe që ka zgjatur rreth 47 milionë vjet. Gjetje të tilla janë ekstremisht të rralla, veçanërisht në gjendjen shumë të mirë të skeletit të gjetur në këtë rast, që i përket një specie të panjohur por që ngjason me iguanat moderne.
Arkeologëve iu desh të sharronin gurin ku ndodhej skeleti për ta çuar më pas në laborator, para se të vendoset në muzeun e Utah.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.