Elefantët rozë janë të njohur në filma Disney, por një i tillë është parë edhe në në Afrikën e Jugut.
Elefanti tre-vjeçar u kap në kamerë duke luajtur në barin e rrethuar nga familja e saj në në Parkun Kombëtar Kruger.
Lëkura e tij ngjyrë trëndafili është në kontrast të thellë me të rriturit, të cilët kanë ngjyrë gri të errët.
Tim Jansen van Vuuren, i cili realizoi fotografinë e elefantit, tha se ngjyra e tillë është shkaktuar nga leucizmi, një gjendje shëndetësore që shkakton një humbje të pjesshme të pigmentimit dhe që është ndryshe nga albinizmi, transmeton lajmi.net.
“Është një çrregullim gjenetik që do ta prekë atë për tërë jetën,” tha ai.
“Gjërat si kjo nuk janë mirë të dokumentuara kështu që është shumë interesante t’i dëshmosh vetë”, deklaroi tutje ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.