×
  • Extra
  • Extra

    Zbulohet në cilën ditë të javës punëtorët janë më dembelë

    Reporteri
    04 Gusht 2023 | 20:43

    Një studim i ri nga Shkolla e Shëndetit Publik të Teksasit A&M tregon se në cilën ditë të javës punëtorët janë më pak produktivë. I gjithë studimi është bazuar në kompjuterët e tyre.

    Pas dy vitesh kërkime në kompjuterët e të paktën 789 punonjësve në ditë dhe periudha të ndryshme të javës, ata arritën në përfundimin se pasditja e së premtes është koha kur punonjësit janë më dembelë.

    Sipas NewYorkPost, Taehyun Roh, një asistent profesor në Departamentin e Epidemiologjisë dhe Biostatistikës tha, “Ne zbuluam se përdorimi i kompjuterit u rrit gjatë fillimit të javës dhe më pas u ul ndjeshëm të premteve.”

    Vihet re se puna nga e hëna në të mërkurë është përfunduar në mënyrë korrekte dhe më pas fillon të ulet./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!