×
  • Extra
  • Extra

    Zbulohet ‘sekreti’: Vetëm në këtë mënyrë shqiptarët mund të çohen nga kafja

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 16:39

    Se shqiptarët rrinë shumë në kafe, kjo tashmë nuk është gjë e re. Por siç i thonë edhe asaj shprehjes, bashkë me të thatin digjet edhe i njomi, ‘nami’ ka ndodhur në disa kafene të Tiranës, ku prej disa ditësh po zhvillohen protesta, pas vrasjes së një të riu nga policia.


    Teksa autoboti kalonte, uji përfundoi në lokal dhe i çoi në këmbë të gjithë.

    Zbulohet “sekreti” se si shqiptarët të çohen nga ambientet e kafes. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Brryli Broadway”, autoboti kalonte në rrugë për të shërndarë protestuesit, të cilët ishin mbledhur për të ngritur zërin për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit.

    Por siç i thonë edhe asaj shprehjes, bashkë me të thatin digjet edhe i njomi, ‘nami’ ka ndodhur në disa kafe. Teksa autoboti kalonte, uji përfundoi në lokal dhe i çoi në kmëbë të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!