×
  • Extra
  • Extra

    Zbuloni 10 qytetet më të sigurta në botë për vitin 2024

    Reporteri
    26 Gusht 2024 | 13:25

    Kur zgjedhim një qytet për të jetuar, kemi parasysh punën që do të bëjmë atje, koston e jetesës e shumë faktorë të tjerë. Por, një faktor i rëndësishëm është edhe shkalla e kriminalitetit në atë qytet.

    Sipas Numbeo, një portal që analizon kriminalitetin në qytetet në botë, këto janë 10 qytetet më të sigurta për 2024.

    1-Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me një indeks sigurie prej 88.2, Abu Dhabi renditet si qyteti më i sigurt në botë.

    2-Doha, Katar – Ky qytet krenohet me një indeks sigurie prej 83.9.

    3-Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – Dubai gjithashtu shënon 83.7 në indeksin e sigurisë.

    4-Taipei, Tajvan – Me një indeks prej 83.7, Taipei renditet i katërti.

    5-Muscat, Oman – Indeksi i sigurisë në Muscat është 80.6.

    6-Hagë, Holandë – Me një indeks sigurie prej 79.8, Haga është qyteti i gjashtë më i sigurt.

    7-Mynih, Gjermani – Mynihu ndodhet në dhjetëshen e parë me një indeks sigurie prej 79.7.

    8-Lubljana, Slloveni – Ky qytet, ka një indeks sigurie prej 78.9.

    9-Zagreb, Kroaci -Zagrebi ka një indeks sigurie prej 78.7.

    10-Hong Kong, Kinë – Ky qytet mbyll dhjetëshen e parë me një indeks sigurie prej 78.4.

    Në anën tjetër të spektrit, qytetet më pak të sigurta përfshijnë Karakasin, Venezuelën, Pretoria, Afrika e Jugut dhe Port Moresby, Papua Guinea e Re, me indekse sigurie nën 20.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!