×
  • Extra
  • Extra

    Zgjedhjet në SHBA, sa shpenzuan kandidatët për reklamat dhe fushatën?

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 0:15

    Vetëm një ditë më parë, të gjithë amerikanët votuan për presidentin që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme në Amerikë dhe gjatë këtyre javëve as ekranet nuk kanë ndalur publicitetin.


    Mediat amerikane kanë mësuar se në kanalet kryesore televizive, reklamat zgjedhore që transmetohen nga CNN dhe Fox kushtojnë plot 230.000 dollarë. E gjithë kjo shumë është vetëm për 30 sekonda.

    Po sa kushtuan reklamat e dy kandidatëve që janë ndeshur me njëri-tjetrin për disa muaj me radhë për të fituar kreun e Shtëpisë së Bardhë?

    Mësohet se kandidati demokrat Joe Biden ka shpenzuar më shumë se 638 milionë dollarë në reklama. Në fakt, Presidenti Donald Trump, i cili pretendon të marrë edhe një mandat të dytë, ka shpenzuar për reklama televizive 472 milionë dollarë.

    Besohet se Trump ka shpenzuar 43 milionë dollarë më shumë për reklamat dixhitale sesa rivali i tij, por Biden e ka kaluar Trumpin përsa u përket reklamave në Facebook, me të cilat inkurajonte njerëzit të votojnë javën e fundit të fushatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!