Grupi i njohur iranian i hakerave “Homeland Justice” është rikthyer me një tjetër kërcënim ndaj Shqipërisë, duke shpërndarë mesazhe në rrjetet sociale.
Duke iu referuar përplasjes së fundit mes Iranit dhe Izraelit, ata kanë lëshuar një deklaratë ku pretendojnë se Irani ka të drejtë të godasë me raketa kampin e Manzës, ku janë strehuar anëtarë të organizatës iraniane të Muxhahedinëve.
Përmes një mesazhi në Telegram, grupi shkruan se sulmet ndaj këtij kampi janë të justifikuara sipas tyre.
Në mesazhin e fundit, Homeland Justice shkruan:
“Po endesh afër Vdekjes.
Mbi 3000 terroristë u vendosën në Shqipëri.
Toka shqiptare ishte e detyruar të strehonte këta egërsira.
Është mjaft e kuptueshme për shqiptarët mikpritës.
Shpresojmë që iranianët (të cilët tani kanë të drejtën ligjore për të lëshuar raketat e tyre mbinatyrore në kampin e Manzës) ta kuptojnë këtë.
Homeland Justice.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.