Presidenti amerikan, Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë për të luajtur golf, pavarësisht ribllokimit nga Irani të ngushticës së Hormuzit si përgjigje ndaj bllokadës amerikane të porteve iraniane.
Udhëtimi i Trump për golf gjatë fundjavës vjen pas raportimeve për një mbledhje të mëhershme në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë të shtunën në mëngjes për të diskutuar krizën e ripërtërirë rreth ngushticës së Hormuzit dhe negociatat me Iranin.
Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) njoftoi se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur që nga sonte dhe se një masë e tillë do të mbetet në fuqi derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të heqin bllokadën e porteve iraniane.