×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Çështja e Presidentit

    Çitaku: PDK-ja respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kryesia dhe deputetët e saj mblidhen nesër

    Reporteri
    25 Mars 2026 | 19:40
    Vlora Çitaku, PDK

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK-ja e respekton vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

    “Ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion kyç i rendit demokratik, ashtu siç kemi vepruar gjithmonë”, ka thënë Çitaku, duke treguar se PDK-ja do t’i mbledhë nesër organet e saj drejtuese për të diskutuar për zhvillimet e reja dhe hapat e ardhshëm.

    Partia Demokratike e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thirrur menjëherë për nesër në orën 14:00, mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!