×
  • Lajme
  • Fokus / Deklarata

    Gashi: VV si parti e parë t’i bëjë veprimet e duhura, e ka obligim themelimin e institucioneve

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 10:53

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me bllokadën politike që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve të fundit. Në një deklaratë për mediat, Gashi theksoi se situata aktuale është tejzgjatur dhe se klasa politike në Kosovë duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

    Ai theksoi se LDK-ja ka ofruar një zgjidhje konkrete për të ecur përpara, por se përgjegjësia kryesore bie mbi partinë që ka dalë e para nga zgjedhjet.

    “Klasa politike në Kosovë duhet me gjet zgjidhjen, LDK ka ofru një zgjidhje. Nëse është e papranueshme për partinë që ka dalë e para, atëherë le të bëjë veprimet e duhura sepse ka obligim me të drejtën që e ka fituar,” theksoi Gashi.

    Gashi shtoi se obligimi i partisë fituese është që të ndërmarrë hapa konkretë për formimin e institucioneve, veçanërisht të Kuvendit të Kosovës.

    “Nuk ka sinjale për naj ndryshim, por besoj që ka ardhë koha me gjet zgjidhjen dhe është kalu kohë përtej të arsyeshmes dhe klasa politike në Kosovë duhet me gjet zgjidhjen, LDK ka ofru një zgjidhje, nëse është e papranueshme për partinë që ka dalë e para atëherë le të bëjë veprimet e duhura sepse ka obligim me të drejtën që e ka fituar duke dalë partia e parë ka lind obligimi që me themelu institucionet e kuvendit, kur lind një e drejtë lind edhe një detyrim me automatizëm.”, tha ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!