×
  • Lajme
  • Fokus / Dështimi i seancës

    Krasniqi: Pamë skenarin e njëjtë edhe sot – VV po na mban pa arsye në këtë bllokadë

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 10:44

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se sot u pa skenari i njëjtë dhe këmbëngulja e VV-së për ta mbajtur këtë bllokadë, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se vendi ka mbetur peng i Lëvizjes Vetëvendosje, që edhe pse siç tha ai kanë kërkuar të ndryshohet kandidati, një gjë e tillë s’po e bëjnë.

    “Edhe sot pamë skenarin e njëjtë, këmbënguljen e njëjtë për të mbajtur këtë bllokadë. Institimin për këtë skemë kundërligjore, një qasje që është bërë e tepërt. Shpreh keqardhjen ku i gjithë vendi kanë mbetur peng i VV-së, e cila përkundër kërkesës së institimit për të ndërruar kandidatin, ata nuk po e bëjnë një gjë të tillë”, tha Krasniqi.

    Ai foli edhe për takimin e thirrur nga Osmani, derisa shtoi se shpreson se të gjitha partitë do t’i përgjigjen pozitivisht

    Deri tek takimi me Osmanin, Krasniqi tha se s’do të ndryshojë asgjë, por që do të shprehin siç tha ai përkushtimin qysh kanë bërë gjithmonë për të dalë nga kriza institucionale, që sipas tij VV-ja po e mban pa arsye bllokadën.

    “Nuk ndryshon asgjë deri te takimi me Presidenten. Do të shprehim atë që kemi shprehur gjithmonë përkushtimin tonë për të dalë nga kjo krizë institucionale, nga kjo bllokadë që po na mban pa arsye VV-ja”, tha ai para gazetarëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!