×
  • Lajme
  • Fokus

    Nga VV-ja insistojnë në votim të fshehtë, Murati: Opozita duhet të ndryshojë qëndrim

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 10:24

    Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati edhe sot ka akuzuar opozitën për bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit.

    Ai tha se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate e VV-së për kryeparlamentare. Ndërsa tha se duhet të ndryshojë qëndrimi i opozitës për të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit.

    “Besoj që tashmë e dini propozimin e VV-së, që na takon si e drejtë kushtetuese. Është Albulena Haxhiu. Ajo çfarë duhet të ndryshojë është qëndrimi për të bllokuar i opozitës, që tashmë jemi dëshmitar disa vazhdime radhazi që vazhdojnë të votojnë kundër apo të mos marrin pjesë në votim. Ideja është që të ofrojmë dhe një mundësi tjetër votimi në pajtim dhe me frymën e kushtetutës dhe letrën e presidentes që kërkon , që të gjendet rrugëdalje për mundësi për zhbllokim. Ideja është që votimi i fshehtë do të ofronte mundësi më të mirë, për shprehjen demokratike të vullnetit të lirë të secilit deputet. Dhe mendojmë që kjo do të ishte zgjidhje. Prandaj pse të mos i jepet një shansë dhe kësaj mundësie që të shihet nëse kjo e zgjidh situatën”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!