Ka nisur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku delegatët do të votojnë për besimin ndaj kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku.
Në këtë proces marrin pjesë 327 delegatë të LDK-së, të cilët do të vendosin nëse Abdixhiku do ta vazhdojë mandatin në krye të subjektit politik apo do të shkarkohet nga kjo pozitë.
Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se Kuvendi ka vetëm një pikë të rendit të ditës, që lidhet me kërkesën për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Kuvendi i jashtëzakonshëm është thirrur pas kërkesës së një pjese të delegatëve të partisë, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e fundit.