Deputetët e PDK’së, kësaj here bashkë me disa të AAK’së, sërish kanë dalë rreth foltores, duke e bllokuar atë.

Kjo pasi ka pasur kërkesa nga PDK-ja që të ndërpritet seanca me arsyetimin se pas përleshjes fizike që ndodhi në sallë, nuk janë kushtet dhe vullneti për vazhdim të seancës.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca paraprakisht e thirri e deputeten Ganimete Musliu që të parashtrojë pyetjen, duke kërkuar që seanca të vazhdojë normalisht.

Reklamë

“Në zgjedhje shkojmë kur të doni. Nëse Kuvendi do ta realizonte këtë agjendën veç sot që e kemi, qeverisë do t’ia rrisnit motivit pernime me shku në zgjedhje”, tha gjithashtu Konjufca.

Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vlerësoi se vullneti i mazhorancës është që seanca të vazhdojë.