×
Fokus

18 persona në gjendje kritike, nga të mbijetuarit e tragjedisë së Koçanit

Reporteri
16 Mars 2025 | 17:06

Në diskotekën “Pulse” që dikur kishte qenë një depo qilimash në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mbrëmë gjetën vdekjen 59 të rinj, ndërsa deri tani raportohen të jenë 155 të tjerë të lënduar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tetëmbëdhjetë prej të plagosurve janë në gjendje kritike, raporton Agence France-Presse, me viktimat janë dërguar në spitalet në të gjithë vendin dhe përgatitjet për të çuar disa nga të plagosurit më rëndë në vende të tjera.

Nga pamjet e publikuara, raportohet se gjithçka ndodhi kur në skenë ishte grupi që po performonte, e në një moment kur po ndizeshin fishekzjarret, tavani i objektit filloi të merrte flakë.

 

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski në konferencën e tij të fundit njoftoi se numri i viktimave tashmë kishte shkuar në 59.

 

 

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!