×
  • Lajme
  • Fokus

    Cakolli i IKD-së: Rashiq e fiton një mandat në Kuvend

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 13:27

    Partia e komunitetit serb “Za Slobodu Pravdu i Opstanak” do ta fitojë një mandat në Kuvendin e Kosovës, bazuar në rezultatin preliminar të zgjedhjeve.

    Eugen Cakolli nga IKD-ja tha se me rezultatet pothuajse të përmbyllura, Lista Serbe rezulton se do ta ketë nëntë mandate të rezervuara për komunitetin serb, ndërkaq partia e Rashiqit një mandat.

    Ai tha se komuniteti boshnjak do të ketë tri ulëse në kuvendin e ardhshëm, ndërsa komuniteti turk dy të tjera.

    Komuniteti egjiptian do t’i ketë dy ulëse, ndërsa romët, ashkalinjtë dhe goranët nga një mandat.

    “Për dallim nga partitë shqiptare, për partitë e komuniteteve joshumicë nuk aplikohet prag zgjedhor dhe mandatet ndahen sipas metodës D’Hondt, brenda kuotës së paracaktuar për secilin komunitet”, tha Cakolli.

    Cakolli, po ashtu tha se për shkak të numrit minimal të votave për partitë e komuniteteve joshumicë nga votimi jashtë vendit, si dhe prirjes që votat me kusht të ndjekin trendin e votave të rregullta, “ka fare pak gjasa që të ketë rezultate ndryshe zgjedhore – përveç në rast të vendimeve gjyqësore”.

    Postimi i plotë:

    Me rezultatet e subjekteve politike pothuajse të përmbyllura, ndarja e 20 ulëseve të rezervuara për komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës është e qartë.

    🔴 Komuniteti Serb (10 ulëse):
    1. Srpska Lista → 9 mandate
    2. Za Slobodu Pravdu i Opstanak → 1 mandat

    🔵 Komuniteti Boshnjak (3 ulëse):
    1. Nova Demokratska Stranka → 1 mandat
    2. Koalicija Vakat → 1 mandat
    3. Socijaldemokratska Unija → 1 mandat

    🟠 Komuniteti Turk (2 ulëse):
    1. Kosova Demokratik Türk Partisi → 2 mandate

    🟤 Komuniteti Egjiptian (2 ulëse)
    1. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës → 1 mandat
    2. Partia Liberale Egjiptiane → 1 mandat

    🟣 Komuniteti Rom (1 ulëse):
    1. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës → 1 mandat

    🟡 Komuniteti Ashkali (1 ulëse):
    1. Partia e Ashkalinjëve për Integrim → 1 mandat

    🟢 Komuniteti Goran (1 ulëse):
    1. Jedinstvena Goranska Partija → 1 mandat

    *

    Për dallim nga partitë shqiptare, për partitë e komuniteteve joshumicë nuk aplikohet prag zgjedhor dhe mandatet ndahen sipas metodës D’Hondt, brenda kuotës së paracaktuar për secilin komunitet.

    Për shkak të numrit minimal të votave për partitë e komuniteteve joshumicë nga votimi jashtë vendit, si dhe prirjes që votat me kusht të ndjekin trendin e votave të rregullta, ka fare pak gjasa që të ketë rezultate ndryshe zgjedhore – përveç në rast të vendimeve gjyqësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!