Procesi i i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke vazhduar në sallën “1 Tetori në Prishtinë”.
Aktualisht janë numëruar votat nga vendvotimi në shkollën “Avni Rrustemi” në Mramor të Prishtinës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në bazë të rezultateve në këtë vendvotim po prin Lëvizja Vetëvendosje, pasi kandidatët e kësaj partie kanë marrë më shumë vota.
Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti në këtë vendvotim ka marrë 121 vota, pasuar nga numri dy i listës së VV-së, Glauk Konjufca me 97 vota, Albulena Haxhiu me 60 vota, Donika Gërvalla me 41 vota, Faton Peci me 48, Xhelal Sveçla me 45, e të tjerë.
Sa i përket kandidatëve të LDK-s, bartësi i listës, Lumir Abdixhiku në këtë vendvotim ka marrë 98 vota, pasuar Xhafer Gashi me 65 vota, Fiknete Bejta me 44, Doarsa Kica-Xhelili me 39, Kujtim Shala me 35 e të tjerë.
Nga lista për kandidatë e PDK-së, bartësi i listës Bedir Hamza ka marrë 19 vota, pasuar nga Uran Ismaili me 12, Memli Krasniqi me 10, e të tjerë.
Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke vazhduar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.