×
  • Lajme
  • Fokus / Presidentja

    Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Osmani diskuton me Partipattin për hapat e ardhshëm

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 18:29

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot të  ngarkuarën me punë të Ambasadës së ShBA-së, Anu Pratipattin.

    Presidentja ka njoftuar se me Pratipattin kanë folur për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë hapat tutje drejt konstituimit të legjislaturës së re dhe hapat e mëtejmë institucional në përputhje me Kushtetutën.

    “Presidentja e njoftoi znj. Pratipatti për letrën e saj drejtuar deputetëve lidhur me hapat e ardhshëm për krijimin e institucioneve të reja, në funksion të garantimit të stabilitetit dhe funksionalitetit demokratik të shtetit”.

    “Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri më i rëndësishëm strategjik i Republikës së Kosovës. Me këtë rast, u diskutua gjithashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, gjë që përfundimisht kontribuon edhe në forcimin e paqes e stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftim.

    Tutje, bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për dy njohjet e reja nga Kenia dhe Sudani, gjë që sipas saj, u mirëprit si një zhvillim i rëndësishëm drejt fuqizimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

    “Presidentja Osmani dhe znj. Pratipatti riafirmuan përkushtimin e përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!