×
  • Lajme
  • Fokus / Qeveria e re

    Haradinaj i prerë: Assesi me Kurtin

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 12:37

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është i gatshëm për një qeveri të krijuar nga partitë opozitare.

    Haradinaj e përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi për qeverinë e re me partinë e kryeministrit aktual, Albin Kurti.

    “Me këtë politikë që kemi udhëhequr pra unë kam qenë i drejtpërdrejtë si ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovë, Qeverinë mashtruese, si ndaj temave që nuk janë aq të këndshme për qytetarin, obligimet e Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Ne e kemi ruajtur një votë që kishim, pra nën totalin e kësaj vote jemi 70 mijë. 9 deputetë. Nuk është një rritje por ruajte e një besimi që kishim në të kaluarën. Do ta respektojmë pra këtë drejtim tonin me ndihmu vendin. Është në nderin tim të ndihmojë një qeveri të opozitës, pra assesi me Vetëvendosjen. Pra me z.Kurti.”, tha Haradinaj.

    Ai shtoi se është i gatshëm që të punojë me kolegët nga opozita pa asnjë kusht.

    “Kemi deklaruar në vazhdimësi që me kënaqësi kishim bashkëpunu me subjektet shqiptare për të krijuar qeverinë. Jemi të gatshëm pa asnjë kusht.Nuk do t’I kërkojmë asnjë kusht që pengon për të ecur përpara Nëse e krijojmë qeverinë si opozitë dhe unë besoj që është e mundshme dhe unë shpresoj që të ndodhë nap resin shumë sfida.”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!