×
  • Lajme
  • Fokus / 9 shkurti

    KQZ përditëson të dhënat: VV rritet për 841 vota, PDK për 573 dhe LDK-së i shtohen edhe 572 vota

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 19:12

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ora 18:52 ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për subjektet politike.

    Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.88 për qind, apo 341 mijë e 153 vota, që do të thotë 841 vota më shumë se në përditësimin e paradites, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në vend të dytë vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind, apo 184 mijë e 234 vota, 573 vota më shumë se nga përditësimi i orës 11:00.

    Lidhja Demokratike ka 17.64 për qind, apo 147 mijë e 387 vota, duke u ngritur për 572 vota..

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila aktualisht ka 7.45 për qind, dhe numëron tani 62 mijë e 278 vota. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!