×
  • Lajme
  • Fokus / Platforma online

    KQZ: Po mbledhim të dhënat nga terreni, faqja ka probleme teknike

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 21:40
    Fotografi ilustruese nga arkivi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka konfirmuar se platforma e saj online e rezultatetve të zgjedhjeve ka probleme teknike. 

    Këtë për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.”, ka thënë ai.

    Elezi tha se të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat “të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë”.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!