×
  • Lajme
  • -->
    Fokus / Ambasadori gjerman

    Ngërçi në Kuvend, Rohde kërkon bashkëpunim urgjent për zhbllokim dhe krijim të shpejt të një qeverie stabile

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 18:02

    Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka reaguar për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe ngërçin e krijuar si rezultat i mos votimit të raportit të Komisionit Verifikues të Mandatave.

    Rohde ka thënë se më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka mbetur në bllokadë si rezultat “i taktikave bllokuese”, raporton Express.

    Diplomati gjerman ka thënë se qytetarët meritojnë politikanë që prioritizojnë Kosovën mbi politikat e partisë.

    “Prandaj e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka përfunduar Rohde.

    Over 2 months after the elections, 🇽🇰’s Assembly remains stalled due to obstructive tactics.
    Citizens deserve politicians who prioritize 🇽🇰 over party politics.
    Therefore I repeat: Genuine cooperation is urgently needed to ensure functioning institutions and the swift formation of a stable government!

    — Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 17, 2025 at 5:35 PM

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!